Lajme

Rusia iu kundërpërgjigjet vendeve të NATO-s që ia ndaluan hapësirën ajrore

02/26/2022 13:39
nga:Y I

Rusia i është kundërpërgjigjur Bullgarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke, pas të tri këto shtete të NATO-s ia ndaluan Rusisë që ta shfrytëzojë hapësirën ajrore të tyre, shkruan Gazeta Express.

Sipas vendimit të fundit të Rusisë, këtyre tri shteteve u janë ndalur fluturime në hapësirën ajrore të Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga “Nexta.tv”, duke cituar Agjencinë federale për transportin ajror në Rusi (Rosaviatsia).

“#Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për #Bullgarinë, #Poloninë dhe Republikën #Çeke, sipas Rosaviatsia”, thuhet në njoftim.

Një tjetër vend i NATO-s e mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët e Rusisë