Fillimi i konfliktit të armatosur, Rusi-Ukrainë, ka sjellë frikë dhe panik tek qytetarët e Kosovës sa i përket mungesës së miellit, raporton Gazeta Blic.
Kjo është vërejtur ditën e sotme në Skënderaj ku dhjetra qytetarë i janë drejtuar mullirit të qytetit për t’u furnizuar me miell.
Kolona të gjata makinash janë në pritje për të marrë sasinë e nevojshme të miellit, në rast të përshkallzimit të situatës dhe mungesës së këtij produkti jetik.
Kujtojmë se Rusia dhe Ukraina janë ndër furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë.
“Gazeta Blic” iu sjell pamje nga pritja e qytetarëve në Skënderaj.


