Katerina Fonseca, gruaja e Paulo Fonseca, e cila është me trajnerin 48-vjeçar portugez dhe djalin e tyre në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, la një apel të dëshpëruar në rrjetet sociale, duke i kërkuar Evropës të ndihmojë ukrainasit kundër sulmit ushtarak rus.
Katerina raporton se stacionet e metrosë janë të mbipopulluara dhe se njerëzit që nuk kanë mundur të largohen nga qyteti nuk kanë ku të strehohen gjatë bombardimeve, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ka beteja në Kiev. Ushtria ruse e solli luftën në zonat e banuara të kryeqytetit tonë. Të shtëna dhe shpërthime ka 10 km nga qendra e qytetit tonë. Metroja është e mbushur plot, nuk ka ku të fshihesh. Evropë, po e shihni këtë? Ukraina po mbrohet me të gjitha forcat e saj. E vetme”, ka shkruar portugezja në Instagram.
Katerina u martua me Paulo Fonseca në vitin 2018, kur ai drejtoi Shakhtar Donetsk, nga Ukraina.
Aktualisht, pasi ka kaluar kohë te Roma, trajneri është pa klub dhe jeton në Kiev, të cilin për momentin nuk mund ta lërë.
/GazeaBlic Sport/


