Lajme

Reka pas qëndrimit të Serbisë për situatën në Ukrainë: Mbetet e përkëdhelura e Brukselit!

02/26/2022 12:25
nga:Y I

Ish-ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Blerim Reka ka reaguar pasi Serbia paraqiti qëndrim të dyfishte lidhur me agresionin rus në Ukrainë.

Reka tha se Serbia dje ka refuzuar sanksionet e BE-së kundër Rusisë për invazionin në Ukrainë.

“Dje Serbia refuzoi sanksionet e BE-së kundër Rusisë, për invazionin në Ukrainë. Tash tetë vite nuk i zbatoi as sanksionet për aneksimin rus të Krimesë. Ajo dje në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, mbeti me Rusinë dhe satelitët e saj, edhe pse përfaqësuesit e BE-së, në shenjë proteste lëshuan takimin”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Reagimi i plotë: