Mediumi britanik The Guardian ka raportuar për një konfrontim midis një banori të moshuar rus në Melitopol të Ukrainës dhe ushtarëve rusë.
Rusët pretenduan se kanë marrë qytetin bregdetar sot dhe – megjithëse ende nuk është konfirmuar – edhe disa banorë me përkatësi etnike ruse kanë shfaqur pakënaqësi ndaj këtyre veprimeve.
Megjithatë, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë mohoi pretendimet e Rusisë dhe tha se rusët nuk kanë marrë asnjë nga qytetet që kishte synim në fillim.
Sidoqoftë, një banor me përkatësi etnike ruse është parë duke u konfrontuar me ushtrinë ruse në Melitopol të Ukrainës. Pamjet janë shpërndarë në ‘Twitter’ nga një gazetar turk.
“Rusët që pushtojnë Ukrainën janë të ndyrë!
“Çfarë po bën këtu? Ne kemi jetën tonë dhe ju keni tuajën. Edhe unë jam rus, por jetoj në këtë vend”, u thotë banori i cili qëndron përballë ushtarëve rusë.
“Ju keni vendin tuaj dhe ne kemi tonin. A nuk keni ndonjë problem në vendin tuaj? A jeni të gjithë të pasur atje? Turp të kesh!”.
Grandpa is reprimanding the Russian soldiers in Melitopol like they are children.
“I’m also Russian. Don’t you have any problems in the state?” pic.twitter.com/fan9J9Me80
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 26, 2022


