Sporti

Bayern Munich dhe Atletico Madrid solidarizohen me Ukrainën

02/26/2022 08:18
nga:Mergim Rreci

Bayerni vendosi të tregojë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës, që po vuan pushtimin e Rusisë, duke ndezur stadiumin me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Klubi i Mynihut e mori këtë iniciativë edhe për të treguar një përkahje morale në drejtim të atyre që po mbrojnë vendin e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Të njëjtën gjë bëri edhe Atlético Madrid me stadiumin e tyre dhe veshi ngjyrat e Ukrainës.