Lajme

SHBA miraton vendimin, 350 milionë dollarë ndihmë për sigurinë e Ukrainës

02/26/2022 08:07
nga:Y I

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, së fundmi ka udhëzuar se Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që të japë deri në 350 milionë dollarë mbështetje të menjëhershme për sigurinë dhe mbrojtjen e Ukrainës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një vendim i tillë është marrë në orët e vona të mbrëmjes së të premtes dhe është publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë në lidhje me këtë vendim pritet që Departamenti i Shtetit pritet të dalë me një tjetër deklaratë.

Ky njoftim vjen pas një telefonate 40-minutëshe midis Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës ata diskutuan “ndihmë konkrete për mbrojtjen”./abcnews.al

SHBA i ofron evakuim nga Kievi, Zelensky: Më duhen armë, jo ‘xhiro’