Lajme

Zelensky i kërkon ndihmë Izraelit

02/26/2022 00:28
nga:Gazeta Blic

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi kryeministrit izraelit Naftali Bennett që të presë dhe të ndihmojë në ndërmjetësimin e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, tha ambasadori i Ukrainës në Izrael për CNN.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë me një mesazh të hidhur për qytetarët e tij.Të premten në mbrëmje ai ka thënë se kjo do të jetë nata më e rëndë për ukrainasit.

“Kjo do të jetë nata më e rëndë. Armiku do të hyjë për gjithçka. Ne duhet ta përballojmë. Nata do të jetë shumë e rëndë, por muzgu do të vijë. Nata do të jetë edhe më e rëndë se dita. Shumë qytete të shtetit tonë janë nën sulm: Chernihiv, Sumy, Kharkiv, djemtë e vajzat tona në Donbas, qytetet e lindjes, e vëmendje e veçantë në Kiev”, ka thënë ai. “Ne nuk mund ta humbim kryeqytetin”.