Sporti

Guardiola dënon pushtimin e Ukrainës, kujton edhe luftën në ish-Jugosllavi: “I forti vret gjithmonë të dobtin”

02/25/2022 18:19
nga:E K

Pep Guardiola ka folur në prag të ndeshjes kundër Evertonit. Trajneri i Manchester City trajtoi çështjen e luftës në Ukrainë, e cila përfshin shumë Oleksandr Zinchenkon.

Guardiola i doli në përkrahje lojtarit të tij duke potencuar se lufta nuk i konvenon askujt, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri spanjoll gjatë deklaratës së tij kujtoi luftëra të shumta duke përmendur edhe luftën në ish-Jugosllavi.

“Ne të gjithë e duam vendin ku kemi lindur. Dhe nëse ata vrasin njerëzit tuaj, njerëzit e pafajshëm… Si do të ndiheshit? Fola privatisht me të ,është një djalë shumë i fortë,ka stërvitur në ditet e kaluara dhe neser do te jetë me ekipin.Mbaj mend se çfarë ndodhi në Jugosllavi askush nuk bëri asgjë.Ka shume luftra ne botë dhe shumë njerëz të pafajshëm vdesin kur duan të jetojnë në paqe. Të gjithë duan një shtëpi, gjumë të mirë, ushqim në tryezë dhe dashuri. Të pafajshmit paguajnë gjithmonë pasojat me një çmim të tmerrshëm, për vendimet e disave. Ne ende nuk kemi mësuar nga e kaluara. Ukraina, Siria… si shumë vende të tjera në botë. Në fund, më i forti vret gjithmonë më të dobëtin”, tha Guardiola.

/GazetaBlic Sport/