Sporti

Këto janë rezultatet e dy ndeshjeve të sotme në Ligën e Parë

02/25/2022 15:38
nga:Mergim Rreci

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet hapëse të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Në Grupin A, Trepça ‘89 e mposhti Vëllaznimin me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Rilind Namani i shënoi dy golat e fitores për “Minatorët”.

Ramiz Sadiku dhe Flamurtari u përballen poashtu në ditën e sotme, atje ku mysafirët triumfuan me rezultat 1 me 3.