Federata Italiane e Futbollit njofton se ndeshjet e Serie A këtë fundjavë do të fillojnë me 5 minuta vonesë si një dëshmi e protestës kundër krizës në Ukrainë.
Ky njoftim erdhi pak minuta më parë dhe duhet të respektohet në plotësi nga të gjitha skuadrat, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që forcat ruse kanë pushtuar Ukrainën dhe vetëm në ditën e parë kishte qindra të vrarë.



