Reprezentuesi portugez i Vitoria Guimaraes, Ricardo Quaresma përdori llogarinë e tij personale në Instagram për të shkruar një mesazh apeli për paqe, duke i lënë disa këshilla… Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë.
“Jeta është shumë e shkurtër për të nisur luftën dhe për të arrestuar lirinë. Ukrainasit dhe rusët janë popuj vëllazërorë që meritojnë paqen dhe unë lutem për paqen. Pas pandemisë, gjëja e fundit që i duhet botës është një luftë. Le të ketë mendje Putini…”, ka shkruar portugezi, përcjell GazetaBlic Sport.
View this post on Instagram


