Sporti

Kampioni ukrainas, Oleksandr Usyk reagon pas pushtimit rus në vendin e tij

02/25/2022 10:01
nga:Mergim Rreci

Oleksandr Usyk është kthyer në Ukrainë ka bërë apel për ndalje të luftës.

Usyk kishte qenë në Londër për t’u takuar me promotorin e Joshuas, Eddie Hearn dhe për të diskutuar një datë dhe vendin e ndeshjes së tij të dytë me AJ.

Por kampioni i unifikuar i peshave të rënda u kthye në shtëpi me Ukrainën në mes të një krize të madhe lufte, përcjell GazetaBlic Sport.

Presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës me një breshëri artilerie, sulmesh ajrore dhe raketa brenda natës përpara se tanket të futeshin në vend para agimit.

Pas kthimit në Ukrainë, Usyk postoi një video në Instagram, me mbishkrimin: “JO LUFTË”.

Hearn ka këmbëngulur se konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë nuk do të ketë ndikim në revanshin e Joshuas me Usyk.

/GazetaBlic Sport/