Një sulm i rëndë ajror me raketa dhe armë të rënda goditi kryeqytetin ukrainas Kiev gjatë natës, por “mbrojtja ajrore e qytetit zmbrapsi me sukses sulmin”.
Këtë e kanë raportuar mediat lokale, duke thënë se fragmentet e një avioni rus, me sa duket një dron, dhe një sërë raketash janë kapur dhe kanë rënë mbi dy ndërtesa banimi, të cilat morën flakë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, raportoi se tre persona u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit, ushtria ukrainase shkatërroi qëllimisht një urë në rrethinat e kryeqytetit për të penguar avancimin e trupave ruse.
Nga dëshmitë që vijnë nga Kievi, sirenat e alarmit kanë qenë aktive në mbarë qytetin deri në orët e para të mëngjesit.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Kievi u godit nga sulme të tmerrshme