Sporti

“Një lider i vërtetë”, Vitali Klitschko po merr mbështetjën e madhe nga bota

02/25/2022 08:22
nga:Mergim Rreci

Kryetari momental i Kievit dhe ish kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko është në krye të qytetit të tij në luftën që po zhvillohet atje.

Ai paralajmëroi mbrëmë se do t’i marrë armët dhe do të luftojë ndaj ushtrisë së Putinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Boksier tjetër shumë i njohur britanik, Tony Bellew kishte fjalë të mëdha për ish boksierin ukrainas.

“Një lider i vërtetë! Unë lutem për të gjithë ukrainasit”, tha ai.

Ky nuk është i vetmi, ka shumë figura të njohura nga e gjithë bota që kanë pasur fjalë të mëdha për Vitali Klitschkon dhe vëllain e tij.