Sporti

Pique: “Barcelona ka ‘gjetur vetën’, iu kthyem posedimit të topit”

02/24/2022 23:38
nga:E K

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Napolit në playoffin e Europa League.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1-1 në Camp Nou, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e dytë Barcelona u tregua më e suksesshme duke fituar me rezultat 2-4.

Golat për Barcën u realizuan nga: Alba, Aubameyang, de Jong dhe Pique, kurse për Napolin shënuan, Insigne dhe Politano.

Pas ndeshjes, për media ka folur mbrojtësi i Barcelonës, Pique.

Spanjolli tha se Barcelona e ka gjetur ‘vetën’ duke iu kthyer posedimit të topit.

“Ne u kthyem te origjina, për të poseduar topin. Për njëfarë kohe pushuam së bëri. Kush e kishte fajin? Pak nga të gjithë, nuk është e drejtë të sulmosh dikë. U morën vendime që nuk ishin të përshtatshme”, tha ai.

/GazetaBlic Sport.