Showtime

Iliri i dedikon Sabianit postimin e tij të parë

02/24/2022 22:36
nga:Genita C

Ilir Shaqiri u shpall fituesi i “Big Brother Vip 1” dhe gjatë kësaj kohe ka qenë tejet aktiv në intervista.

Ndërsa në rrjetet sociale, Iliri vendosi që postimin e parë ta bëjë për shokun e tij që e njoftoi brenda shtëpisë së “BBV”, Sabiani, shkruan GazetaBlic.

“Fitore në jetë janë ato, kur fiton miq që qëndrojnë me ty dhe në ditët tuaja të zymta, atëherë kur vijnë shirat e problemeve, e jo vetëm në ditët kur ka diell. Fitore në jetë janë miqtë e vërtetë, që të duan zemrën, që të duan thjeshtësinë, që të duan për respektin e vlerësimin që u jep e ta kthejnë me të njëjtën mënyrë”, ka shkruar Ilir sipër imazhit në krahë me Sabianin./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)