Lajme

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus afër Ukrainës, vdes i gjithë ekuipazhi

02/24/2022 21:23
nga:Q R

Një aeroplan ushtarak transportues rus është rrëzuar afër kufirit me Ukrainës.

Kështu ka bërë të ditur ushtria ruse në një komunikatë, raporton CNN.

Avioni Antonov-26 është rrëzuar në rajonin Voronezh, afër Ukrainës, duke transportuar pajisje ushtarake.

Sipas njoftimit, ekuipazhi i aeroplanit ka vdekur duke mos sqaruar se për sa persona bëhet fjalë, ndërsa po sipas Rusisë, rrëzimi ndodhi për shkak të problemeve në pajisje.

Pas situatës në Ukrainë, banorët e fshatit Breznicë- në afërsi me kufirin serb, ankohen për prezencë të shtuar ushtarake të Serbisë