Situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë ka ndikuar në sportin ndërkombëtar.
Rusia ka filluar një aksion ushtarak ndaj Ukrainës dhe kjo ka ngjallur reagimin e figurave dhe institucioneve të shumta të sportit ndërkombëtar, shkruan GazetaBlic Sport.
Federata Gjermane e Futbollit ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit.
“DFB dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, i cili padyshim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare” – shkruajnë dy presidentët Hans Joachim Watzke dhe Rainer Koch.
“Bota nuk duhet të qëndrojë duke shikuar pa bërë asgjë, Ukraina ka nevojë për solidaritetin e të gjithë neve”, ka shkruar Federata e Futbollit të Gjermanisë.
/GazetaBlic Sport/


