Sporti

Menaxheri i Zenitit, Alexey Safonov: “Mund të ketë parulla ndaj nesh në Seville, kjo është e pakuptimtë”

02/24/2022 18:34
nga:E K

Aksioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ka ngjallur reagime të shumta si nga liderët botëror ashtu edhe nga figura të famshme të sportit dhe institucionet më të mëdha.

Skuadra ruse, Zenit, do të përballet sot me Betisin në kuadër të Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.

Menaxheri i Zenitit, Alexey Safonov, ka paralajmëruar skuadrën që pritja në Seville nuk do jetë e mirë.

Alex Safonov tha se mund të ketë parulla kundër Zenitit në këtë ndeshje të cilat ai i quan pakuptim.

“Mund të ketë parulla kundër nesh” – tha fillimisht Safonov për Sovsport.ru “Kjo është e pakuptimtë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/