Showtime

“Tash po e kuptoj nënën pse brengosej për luftërat larg Kosovës”, Diellza Kolgeci për sulmet në Ukrainë

02/24/2022 17:56
nga:Genita C

Rusia sot (e enjte) ka filluar sulmet ushtarake në Ukrainë, duke u futur nga jugu, lindja dhe veriu.

Ndaj këtyre sulmeve ka pasur reagime të shumta edhe nga fytyrat publike, shkruan GazetaBlic.

Diellza Kolgezi përmes një postimi në rrjetet sociale mori gjithë vëmendjen me shkrimin që bëri.

Ajo u shpreh se tash pasi është bërë nënë po e kupton më mirë situatën.

“Shumë kohë më parë, kur isha fëmijë, nuk e kuptoja mamin pse brengosej për luftërat apo gjendjen politike të vendeve që janë larg Kosovës. Tani prej se jam bërë nënë, po e kuptoj shumë mirë, aq mirë sa që mbrëmë as gjumi nuk më ka zënë”, shkroi Kolgeci./GazetaBlic/