Sporti

Situata në Rusi, anulohen tri ndeshjet e EuroLeagues!

02/24/2022 17:38
nga:E K

Situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë ka ndikuar në sportin ndërkombëtar.

Rusia ka filluar një aksion ushtarak ndaj Ukrainës dhe kjo ka ngjallur reagimin e figurave dhe institucioneve të shumta të sportit ndërkombëtar, shkruan GazetaBlic Sport.

Liga e basketbollit, EuroLeague ka njoftuar për anulimin e tri ndeshjeve të parapara të luhen këtë javë.

Bayern Munih-CSKA, Baskonia-UNICS, Zenit-Barcelona janë takimet që janë anuluar për këtë javë.

/GazetaBlic Sport/