Borussia Mochengladbach ka informuar publikun për humbjen e lojtarit të ri 20 vjeçar, Jordi Bongard.
Lojtari i ri i cili aktivizohej në grupmoshat U23 të klubit gjerman u përfshi në një aksident komunikacioni i cili rezultoi fatal për, Bongard, shkruan GazetaBlic Sport.
Duke njoftuar anulimin e seancave stërvitore për ekipin nën 23 vjeç, si dhe konferencën paraprake për ndeshjen kundër Wolfsburgut, klubi gjerman u dërgoi gjithashtu ngushëllimet familjes dhe miqve të Jordi Bongard, një sportist që kishte kaluar gjithë karrierën e tij në Borussia Mochengladbach.
Borussia mourns the death of U23s player Jordi Bongard, who unfortunately died in a car accident last night. We would like to send our deepest condolences to his family and friends during this difficult time.
Jordi will forever be in our thoughts and in our hearts! ? pic.twitter.com/q0A6RqWiHk
— Gladbach (@borussia_en) February 24, 2022
/GazetaBlic Sport/


