Polonia po përgatit një tren për të transportuar ukrainasit e plagosur nga sulmet ruse, ka thënë Ministria e Shëndetësisë për Reuters.
“Polonia po përgatitet të pranojë emigrantë nga Ukraina , përfshirë qytetarët ukrainas të prekur nga konflikti i armatosur.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që çdo person që hyn në territorin e Polonisë të ketë akses në kujdesin shëndetësor, përfshirë shtrimin në spital. Në spitale po përgatiten shtretër për pranimin e të plagosurve”, thanë autoritete zyrtare.
Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski, deklaroi se Polonia ka përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtoheshin personat e prekur nga konflikti në Ukrainë.
“Në total, ne vlerësojmë për momentin se do të ishte e mundur të pranoheshin disa mijëra pacientë të lënduar si rezultat i armiqësive, përfshirë ata të plagosur rëndë”, tha ai për mediat lokale./abcnews.al/
Tre të vdekur dhe 189 raste të reja me virusin korona


