Lajme

Presidenti i Lituanisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme, dërgon ushtrinë në kufi

02/24/2022 14:30
nga:Y I

Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme këtë të enjte, duke urdhëruar dhe ushtrinë që të vendoset përgjatë kufijve të vendit.

Mësohet se vendosja e ushtrisë në kufi do të bëhet në përgjigje të “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”.

Gjendja e jashtëzakonshme, u shpall disa orë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, do të jetë e vlefshme për dy javë.

Parlamenti do të mblidhet sot për të votuar nëse do të konfirmojë apo anulojë vendimin e Presidentit Gitanas Nauseda.