Lajme

Haradinaj:Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë

02/24/2022 14:11
nga:Donika Fetahu

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së fundmi ka reaguar për luftën e shkaktuar në Ukrainë, në orët e hershme të mëngjesit duke u sulmuar nga trupat rus.

Haradinaj u shpreh përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, se është përkrah botës demokratike e kundër agresionit  në Ukrainë, sipas tij një agresion i tillë duhet të ndalet menjëherë, raporton GazetaBlic.

“Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë.Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës”, u shpreh ish-kryeministri.