Lajme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta në Ukrainë është shkaktuar nga provokimi i NATO-s

02/24/2022 12:30
nga:Donika Fetahu

Lufta në Ukrainë është shkaktuar nga “veprimet provokuese të NATO-s”, tha ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian.

Të enjten në orët e hershme Amirabdollahian, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, u shpreh se veprimet provokuese të NATO-s, janë shkaktar për luftën në Ukrainë, përcjellë GazetaBlic.

“Kriza e Ukrainës i ka rrënjët në provokimet e NATO-s.Ne nuk besojmë se përdorimi i luftës është një zgjidhje.E domosdoshme vendosja e armëpushimit dhe gjetja e një zgjidhjeje politike dhe demokratike“, ka shkruar ministri i jashtëm i Iranit.