Lajme

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë, kërkojnë kthimin në punë

02/24/2022 12:10
nga:N M

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” kanë filluar protestën para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Nga kjo e fundit ata po kërkojnë veprime konkrete për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë.

Fabrika kryesore e metalit në Kosovë “New Co Ferronikeli”, ndodhet në krizë si pasoje e ngritjes së çmimit të energjisë në Evropë.

Kompania në fjalë ka reaguar më herët, duke thënë që katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që “do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen”

Glauk Konjufca garanton opozitën: Unë, do ta dërgoj në Komisionin e Venecias Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme