Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se ai në cilësinë e kryetarit të Kuvendit do ta dërgoj projektligjin për Byronë Shtetërore në Komisionin e Venecias.
Kjo edhe ka qenë kërkesa kryesore e partive opozitare gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë projektligj.
“ Të them diçka para se të vazhdojnë, emëruesi i përbashkët i opozitës ishte që ky projektligj të dërgohet në Komisionin e Venedikut dhe unë po bëhem garant i kësaj si kryetar i kuvendit e kam këtë kapacitet ligjor për t`iu drejtuar do t`ia drejtoj komisionit të Venedikut” ka thënë ai


