Përderisa po diskutohet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme tri partitë opozitare në parim e kanë mbështetur këtë projektligj, por kanë pasur me dhjetëra vërejte për projektligjin në këtë fazë, raporton Gazeta Blic.
Abelard Tahiri shef i GP të PDK ka pasur tetë vërejte thelbësorë për këtë projektligji duke thënë se si i tillë është bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Dërgojeni si të tillë këtë projektligj në Komisionin e Venecias”, ka qenë njëra nga kërkesat e tij në emër të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në cilësinë e deputetit ka thënë se LDK në parim e përkrah projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme duke thënë se kjo të nis nga njerëzit e LDK, por edhe ai ka pasur disa vërejte.
“Unë fillimisht si kryetar i LDK-së të ofroj vetën vullnetarë për verifikim të pasurisë, e bashkë me mua edhe i gjithë Grupi Parlamentar i LDK-së. Jemi vullnetar që ky verifikim të nisë nga ne”, tha ai.
Por Abdixhiku ka pasur disa kërkesa ndaj Qeverisë për këtë projektligj.
“ Nuk mund të ketë vetëm një njeri në krye të kësaj Buroje dhe assesi ai të zgjidhet në Kuvend vetëm me shumicën e thjeshtë të votave por me dy të tretat e votave”, ka qenë njëra nga rekomandimet e kryetarit të LDK-së.
Shefi i GP të AAK besnik Tahiri po ashtu në parim kanë mbështetur këtë nismë por ka thënë se projektligji të dërgohet në Komisionin e Venecias.
“Dërgone në Komision të Venecias atje nuk kemi as dajë, as teze, as halla”, ka thënë ai ndër të tjera.
Sipas tij për AAK është totalisht e papranueshme që konfiskimi i pasurisë të bëhet vetëm nga vitit 2008.
“Si është e mundur nga ky vit kur ne kemi pasur qeveri, ministra, kryetar Kuvendi, privatizime dhe tendera para kësaj date”, ka thënë ai.


