Lajme

Arratiset një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

02/24/2022 10:22
nga:N M

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arratisur një person nga burgu i Smrekonicës, i cili ishte në vuajtje të dënimit.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.

“Nga Qendra Korrektues Smrekonicë është raportuar se nga ajo qendër kishte ikur në drejtim të panjohur i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë në vuajtje të dënimit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Konjufca: Kosova solidarizohet me Ukrainën dhe popullin e saj