Lajme

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës bie çmimi i Bitcoin në treg

02/24/2022 08:42
nga:Y I

Çmimi i bitcoin ra nën 35,000 dollarë të enjten herët pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës.

Bitcoin tregtohet tashmë me 34,969 dollarë që nga ora 1:22 e mëngjesit ET, sipas CoinMarketCap .

Kjo është një rënie prej më shumë se 8% krahasuar me një ditë më parë.

Kriptomonedha më e vlefshme në botë ra nën 40,000 dollarë gjatë fundjavës dhe ka vazhduar të bjerë ndërsa kriza në Ukrainë intensifikohet.

LAJMI I FUNDIT: ​Rusia sulmon Ukrainën