Lajme

Shtatë të vdekur pas bombardimeve ruse, thotë policia ukrainase

02/24/2022 08:36
nga:Donika Fetahu

Shtatë persona dihet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse, thotë policia ukrainase.

Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë, shkruan BBC.

Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur.

Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.