Sporti

Hans-Joachim Watzke tregon se kur do të zbulohet e ardhmja e Haaland

02/24/2022 08:24
nga:Mergim Rreci

Menaxheri i përgjithshëm i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, iu drejtua të ardhmes së Erling Haaland dhe zbuloi se maksimumi brenda një muaji e gjysmë, gjithçka do të zgjidhet.

“E ardhmja e Haaland sigurisht që do të zgjidhet në javët e ardhshme, ndoshta një muaj apo gjashtë javë”, shpjegoi lideri, në një deklaratë për RTL, përcjell GazeatBlic Sport.

Golashënuesi do të ketë një klauzolë në kontratën e tij që i lejon

atij të largohet nga merkato e verës për 75 milionë euro, që është një vlerë e arritshme për shumicën e klubeve të interesuara.

Dortmundi dëshiron që Haaland të sqarojë se çfarë synon të bëjë dhe më pas të planifikojë për sezonin e ardhshëm me ose pa lojtar.

/GazetaBlic Sport/