Lajme

OKB do të mbajë mbledhje urgjente për krizën në Ukrainë

02/24/2022 01:59
nga:Gazeta Blic

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë një mbledhje urgjente për situatën në Ukrainë. Takimi do të fillojë nga ora 02:30.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më herët gjatë ditës kishte thënë se bota po përballej me “momentin e rrezikut”.

“Është koha për vetëpërmbajtje, arsye dhe përshkallëzim. Nuk ka vend për veprime dhe deklarata që do ta çonin këtë situatë të rrezikshme në humnerë”, tha ai, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainën lindore, shkruan BBC