Shkruan: Ismet Kryeziu
Martesa është e drejtë dhe zgjedhje individuale.
Qëndrimet e grupeve politike dhe deputetëve individualisht kundër ndryshimit të Kodit Civil për të lejuar martesat mes seksit të njêjtë , janë në kundërshtim me politikat promovuese për të drejtat e njeriut. Dhe më e keqja këto qendrime dhe politika do të shërbejnë për të nxitur ambient të urrejtjes dhe demonizmit të njerëzve që i përkasin komunitetit LGBTI.
Diskriminimi i qytetarëve për shkak të orientimit seksual, duhet të na mobilizojë të gjithë shoqërine që të reagojmë dhe të jemi të gatshëm të përfshihemi në betaja për garantimin e të drejtave të njeriut. Nuk duhet të lejojmë kompromise me të drejtat e njeriut as për shkak të institucioneve fetare, as për shkak të politikanëve me orientime patriarkale apo atyre që i keqpërdorin këto kauza për një grusht votash.
Cilësia e demokracisë te ne do të varet nga shkalla e zhvillimit të drejtave të njeriut e jo nga politikat diskriminuese të qyetarëve për shkak të orientimit të tyre seksual.