Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot në Kosovë janë kapur mbi 83 kg drogë të llojit heroinë.
Sveçla ka përgëzuar Doganën, Policinë dhe Prokurorinë për kapjen e 83.5 kg drogë dhe arrestimin e dy persona, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje tjera.
Krahas kësaj, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se pas sekuestrimit të 83.5 kilogramëve të heroinës në pikën kufitare në Han të Elezit, policia e ka vazhduar bastisjen në pesë rajone të vendit.
“Bastisjet janë duke u zhvilluar në Prishtinë dhe Pejë, katër në Prishtinë dhe një në Pejë”, ka thënë Jashari për Klan Kosova.


