Lajme

Edhe Zvicra do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

02/23/2022 23:12
nga:Genita C

Qeveria zvicerane ka deklaruar se do të sigurohet që vendi të mos përdoret për të kapërcyer sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Rusisë pas veprimeve të saj brenda territorit të Ukrainës.

Ata kanë bërë të ditur se do të shqyrtojnë sanksionet dhe do të dalin me një vendim.

“Prandaj do të shqyrtojë sanksionet dhe më pas do të marrë një vendim. Autoritetet zvicerane janë në kontakt të vazhdueshëm me disa vende për të shkëmbyer informacione mbi situatën aktuale”, tha qeveria në një deklaratë, shkruan CNN.

Në deklaratën e publikuar thuhet se Zvicra mund të miratojë masa të detyrueshme për të zbatuar sanksionet e miratuara nga Kombet e Bashkuara, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ose partnerët kryesorë tregtarë të vendit, në mënyrë që të sigurojë përputhjen me ligjin ndërkombëtar, veçanërisht respektimin e të drejtave të njeriut.