Sporti

Përfundojnë pjesët e para të dy ballafaqimeve të Ligës së Kampionëve

02/23/2022 21:47
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Në “Wanda Metropolitano” , Atletico Madrid shkoi në pushim me avantazhin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë dhe të vetëm deri më tani në këtë sfidë e realizoi Joao Felix.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Ajax shkoi në pushim me avantazh ndaj Benficas, me rezultatin 1-2.

Haller dhe Tadic shënuan për Ajaxin, teksa Haller shënoi autogol për t’i dhuruar Benficas një gëzim në 45 minutat e parë.

/GazetaBlic Sport