Lajme

Aktakuzë kundër ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova, ish-nënkryetarit dhe zyrtarit të gjeodezisë

02/23/2022 17:22
nga:Q R

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër ish Kryetarit të Komunës se Istogut, H.R., për veprën penale “Konflikt interesit”, ish-nënkryetarit të Komunës se Istogut, L.B., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, si dhe ndaj zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunë të Istogut, I.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzë, i pandehuri H.R., si Kryetar i Komunës se Istogut, edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R., ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar te njëjtën, në vend se të përjashtoj veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin këtu të pandehurin L.B., ta nënshkruaj kontratën për kryetarin.

I pandehuri L.B., sipas aktakuzës, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pas ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë për ketë çështje penale, ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga vitin 2018, e krejt këtë e bënë me qëllim për të iu shmangur përgjegjësisë penale.

Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke bërë kundërligjshëm destinimin e pronave me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit H.R.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se tre të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Agjencia Kundër Korrupsionit ngritë kallëzim penal kundër kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj për raportim të rremë të pasurisë