Lajme

“Telashe” në Kuvend, Glauk Konjufca ia tërheq vërejtjen Mimoza Kusarit

02/23/2022 16:54
nga:Q R

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka tërhequr disa herë vërejtjen sot deputetëve që të ulen në vendet e tyre dhe të votojnë për projektligjet që janë në rend dite.

Vërejtjen ai ia tërhoqi edhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ai i kërkoi asaj që të ulet në vendin e saj.

“Kryetarja e grupit të VV-së. Mimoza Kusari-Lila, kur të uleni ju të gjithë të tjerët besoj”, tha Konjufca.