Lajme

Presidenti Ukrainës: E ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset tani

02/23/2022 15:21
nga:Donika Fetahu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset tani, në Ukrainë.

 

Duke folur bashkë me liderët polakë dhe lituanianë, Zelensky tha se veprimet e fundit të Rusisë janë një akt tjetër i agresionit kundër Ukrainës, sovranitetit të saj, si dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Zelensky bëri thirrje për një regjim të ashpër sanksionesh kundër Rusisë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha dje se SHBA-të do të sanksionojnë institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë.

Kurse Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia dhe Japonia gjithashtu njoftuan sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Prania ushtarake e Federatës Ruse në territorin e okupuar të Donbasit është fshehur pas uniformës separatiste. Dhe tani ne shohim se ky është një largim i njëanshëm nga marrëveshjet e Minskut”, shtoi ai, duke iu referuar njoftimit të Rusisë se marrëveshja e Minskut – e krijuar për të sjellë paqe në rajonet lindore të Ukrainës.

Ndryshe dje, Gjermania ka ndaluar së funksionimin e tubacionit prej 11 miliardë dollarësh që lidh Rusinë drejtpërdrejt me Gjermaninë.

Projekti Nord Stream 2 përfundoi në shtator, por ende nuk ka marrë dritën jeshile përfundimtare nga rregullatorët gjermanë.