Sporti

Trajneri i Malishevës flet pas humbjes nga Drita: E dinim se do të përballemi me një skuadër të fortë

02/23/2022 15:02
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj skuadrës së Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfunditmar ishte 1 me 2 në të mirë të “Intelektualëve”. Simonovski dhe Fazliu shënuan golat e fitores për skuadrën e Nuhiut.

Malisheva shënoi në fund të ndeshjes nëpërmjet Olivier, por që ky gol nuk mjaftoi që kjo skuadër të marrë diçka më shumë.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi tha se ishin të vetëdijshëm që kanë një kundërshtar shumë të fortë, por që u ankua edhe për numerin e madh të penalltive të akorduara ndaj tyre.

Ne ishim të vetëdijshëm se kemi një ekip shumë cilësor para vetes. Si ekip vendas jemi një skuadër e fortë, por ekipe me përvojë si Drita të ndëshkojnë për gabime. Mund të kishim reaguar më mirë për golin e parë të pësuar. Në tre ndeshjet e fundit janë katër penallti ndaj nesh, mendoj se është një numër shumë i madh, megjithatë dikush tjetër e vlerëson. Jemi përpjekur të rikthehemi në lojë, shpresoj që në ndeshjet e sezonit të vazhdojmë me ritmin e rezultateve pozitive“, përfundoi Thaçi.

/GazetaBlic Sport/