Sporti

Drita triumfon në Malishevë, Ballkani bindshëm ndaj Ulpianës, Llapi pa problem ndaj Feronikelit

02/23/2022 14:53
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj skuadrës së Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfunditmar ishte 1 me 2 në të mirë të “Intelektualëve”. Simonovski dhe Fazliu shënuan golat e fitores për skuadrën e Nuhiut.

Malisheva shënoi në fund të ndeshjes nëpërmjet Olivier, por që ky gol nuk mjaftoi që kjo skuadër të marrë diçka më shumë.

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Ulpianës. Suharekasit triumfuan me rezultat 3 me 0. Kuç, Baftiu dhe Zeka shënuan për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.

Ishte një ndeshje e dominuar që nga minuta e parë nga vendasit.

Llapi e mposhti poashtu bindshëm skuadrën tashmë në krizë të thellë, atë të Feronikelit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 2. Firmino, Maliqi, Amadu dhe Neto shënuan për skuadrën e Batatinës, kurse Seferi dhe Kiqina shënuan për vizitorët.

/GazetaBlic Sport/