Showtime

Ledri Vula do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”? Flet partnerja e tij Sara Hoxha

02/23/2022 14:20
nga:Donika Fetahu

Finalja e madhe e “Big Brother VIP”, përfundoi  të premtën e kaluar, ku çmimin e madh e fitoi balerini i njohur Ilir Shaqiri.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit të parë, flitej për një edicion të dytë, raporton GazetaBlic.

Në festën e organizuar nga Top Channel për suksesin e këtij formati, kanë qenë të ftuar edhe shumë figura të tjera publike.Ndër to edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, e cila i është përgjigjur disa pyetjes rreth pjesëmarrjes së Ledrit në “BBV 2”.

Ku ajo tha me humor se duhet të kujdesen për vajzën e tyre të dy.

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri”, tha Hoxha.