Trajneri i ri Kosovës, Alain Giresse është prezantuar ditën e sotme.
Ai ka kontratë deri në nëntor të vitit 2023, atje ku synon që të ketë disa ndryshime të kombëtarja jonë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nëse themi që do këtë risi, prej asaj që ekziston, unë nuk shikoj mbrapa vetëm tek e ardhmja. Unë dëshiroj që të krijojë një ekip të vërtet kolektive, me atë gjendje shpirtërore. Në çdo lojë që të luftojmë, gjithsesi ka ndeshje të lehtë dhe të vështirë, por do të jetë shpirti luftarak, duke e mbështet ekipin”, është deklaruar ai.
“Nuk mundemi me thënë që ka bërë gjithçka, unë dua një ekip bujare, ndërmarrëse, gjithmonë që ka mentalitet, moral. Mandej loja, futbolli është të pjesa teknike, që loja të jetë apo jo e mirë. Me rëndësi që kur ekipi të hyjë, ta ndjejë forcën e tyre. Ta këtë ndjesinë që kur të hyjë në terren të jetë e fortë. Gjithsesi që të shohim punën që janë duke bërë lojtarët. Shpresojmë që tifozët të na mbështesin. Tifozi është lojtari i 12-të”, ka thënë më tej Giresse.


