Lajme

​Konjufca i ashpër me deputetët: S’ka më tolerancë për të papërgjegjshmit

02/23/2022 13:31
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i ashpër me deputetët në seancën e sotme plenare.

Pritja rreth 20 minuta e deputetëve për të nisur seancën ka acaruar kryeparlamentarin, i cili i ka quajtur ‘ë papërgjegjshëm’ disa prej të zgjedhurve të popullit dhe tha se s’do të ketë tolerancë më ndaj tyre.

“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës