Showtime

Reperi i njohur Elinel, zbulon planet e tij për vitin 2022

02/23/2022 10:54
nga:Donika Fetahu

Njëri nga artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar është reperi dhe tekstshkruesi i njohur Elinel.

‘GazetaBlic ShowBiz‘, ka kontaktuar me reperin i cili ka treguar planet e tij për këtë vit, ku u shpreh se nuk ka ndonjë shifër të caktuar sa i përket projekteve që do t’i realizoj, kurse për realizimin e ndonjë albumi, tha se nuk është në planet e tij.

“Nuk kom 1 shifër të projekteve, ndoshta hiq dhe skam plane me punu në album“, tha reperi.

Ndërkohë sa i përket bashkëpunimeve Elinel, tregoi se për momentin nuk ka shumë projekte të tilla.

“Bashkëpunime nuk kom shumë për momentin“, u shpreh reperi.

Ndër të tjera ai foli edhe për projektet të cilat i ka lansuar më herët ku tha se projektet e realizuara deri tani shuma prej tyre janë dedikime dhe se projekti më i pëlqyeri i tij është “Zemra”. Ai tregoi arsyen pse e ka zgjedhur po atë këngë më të pëlqyerën të tij.

“Projekti jem favorit është vështir me thon cilli është, po besoj që ndër ta janë ‘Zotit Veq Fjalë’, ‘Natën Vonë’, ‘Dream’, po më i pëlqyeri është ‘Zemra’ sepse është projekt që u jetsu me krejt qka kom thënë‘.

Kurse projektet përmes të cilëve ka arritur kulmin e suksesit i konsideron këngët dy prej tyre.

“Gett’o ft Taste 2″ edhe “Bullet”, janë projektet me të cilat kamë arritur kulmin e sukseseve”, shtoi reperi.

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për reperin i cili ka lansuar shumë projekte e sidomos bashkëpunime me artist shqiptar, si Dafina Zeqiri, Muma dhe së fundmi ka qenë i ftuar në albumin e Capital T.

Kurse njëra prej këngëve më të suksesshme të vitit të kaluar e këngëtares së njohur Dafina Zeqirit, me titull “Duro”, ka qenë me tekst nga Elinel, ku është trajtuar tema për shëndetin mendor./GazetaBlic/

Më poshtë gjeni linqet e këngëve:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ELINEL ᶫᶰᶫ (@rrugaco)