Sporti

Robert Lewandwoski bindshëm në krye të listës për ‘Këpucën e Artë’

02/23/2022 09:26
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski mbetet i vendosur në udhëheqjen e Këpucës së Artë, një trofe i organizuar nga Media Sportive Evropiane (ESM).

Sulmuesi 33-vjeçar i Bayern Munichut shënoi dy gola në Bundesligë, këtë herë në fitoren 4-1 të bavarezëve ndaj Greuther Furth, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëse nuk ka surpriza deri në fund të sezonit, ndërkombëtari polak do ta fitojë çmimin për herë të dytë radhazi.

Duhet cekur që brenda top 10-shes është edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Veton Berisha.