Sporti

Sot zhvillohen dy ndeshje tjera në Ligën e Kampionëve, Manchester United përballet me Atleticon e Simeones

02/23/2022 08:42
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshjet e radhës.

Atletico Madrid dhe Manchester United pritet të ofrojnë një takim shumë interesant, shkruan GazetaBlic Sport.

“Wanda Metropolitana” do të jetë arena ku dy skuadrat e mëdha evropiane do të përballen me njëra-tjetrën. Konsiderohet si një takim i nivelizuar, atje ku nuk ka një skuadër që ka epitetin e madh të favoritit.

Një tjetër takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Benficas dhe Ajaxit. Skuadra holandeze shihet si më favorite, por që natyrisht edhe ajo portugeze ka treguar paraqitje shumë të mira në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Të dy ndeshjet luhen në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/